hamilton beson ferrari ka gjithcka per titullin ky eshte viti i rilindjes 69a81598e59c6

Hamilton beson: Ferrari ka gjithçka për titullin, ky është viti i rilindjes

March 4, 2026
min lexim

Nga Melburni do të startojë këtë fundjavë një nga sezonet më të debatueshme dhe më të përfolura të viteve të fundit, mes ndryshimit të rregullores dhe njësive të reja të fuqisë që mbeten një pikëpyetje e madhe.

Megjithatë, ka nga ata që shfaqin optimizëm dhe janë të bindur se do të bëjnë më mirë se vitin e kaluar, siç është Luis Hamilton.

“Viti i Kalit (sipas kalendarit kinez) ofron mundësinë e një rilindjeje dhe nga pikëpamja teknike, në F1 të gjithë nisin nga zero. Nuk ka asgjë më emocionuese, është e mrekullueshme”, deklaron Hamilton.

VITI I DUHUR – Në intervistën e dhënë për “Corriere della Sera”, piloti britanik përdor fjalë të ngrohta për skuadrën e tij, Ferrarin: “Vetëm dy persona në botë drejtojnë një Ferrari në F1 dhe unë jam një prej tyre”. Hamilton më pas u drejtohet edhe tifozëve: “Është e pabesueshme empatia e tyre, si në ditët e mira ashtu edhe në ato të vështira. Nuk mund të premtojmë asgjë, por mjafton të bësh një xhiro këtu brenda (në Maranelo) për të kuptuar përpjekjet e jashtëzakonshme të çdo personi”.

KOMENTI PËR MAKINËN E RE – “Prej 14 muajsh po punoj njëvendëshen e vitit 2026, në simulator dhe me inxhinierët. Ndryshe nga makina e mëparshme, që e gjeta tashmë të projektuar dhe ku mund të ndryshoja shumë pak, në këtë makinë ka pak nga ADN-ja ime dhe kjo më entuziazmon”, shprehet shtatë herë kampioni i botës.

 Nuk mungoi as një koment për raportin me shokun e skuadrës, Sharl Lëklerk:

“Qëllimi im nuk është të ndaj tifozët. Ne të dy duam të fitojmë dhe është e qartë se do të doja të isha unë ai që triumfon dhe po punoj për këtë. Por skuadra vjen në radhë të parë.

Sharl është një pilot fenomenal, për mënyrën si drejton dhe për etikën e tij, dhe ai është këtu prej tetë vitesh”, deklaron 41-vjeçari. Hamilton ka gjithsesi një bindje të fortë për këtë sezon: “Pas asaj që kaluam vitin e kaluar, mund të përballojmë çdo situatë. Kjo skuadër ka gjithçka për të fituar. Duhet ta përfundojmë punën së bashku me tifozët.

Është më e lehtë ta thuash sesa ta realizosh, por erdha te Ferrari sepse besoja dhe vazhdoj të besoj”, përfundon piloti britanik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

arrestohet mossi per sulmin ndaj gazetarit burim pacolli 69a80f03ea2a2
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet Mossi për sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli

edhe kurdet mund te sulmojne iranin do te hyjne nga toka cia do ti armatose ata 69a8160badbab
Lajmi i radhës

Edhe kurdët mund të sulmojnë Iranin – do të hyjnë nga toka, CIA do t’i armatosë ata

Të fundit nga

ShkoLartë