hameli trupi i 27 vjecarit nga hasi u gjet ne mal nga nje bari lokal 67f856c82cf4c

Hameli: Trupi i 27-vjeçarit nga Hasi u gjet në mal nga një bari lokal

April 11, 2025
1 minut lexim

Pas katër ditë kërkimesh, sot është tërhequr trupi i pajetë i 27-vjeçarit Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i rajonit të Hasit në Shqipëri, i cili ishte shpallur i zhdukur për disa ditë në malin e Pashtrikut.

Për gjetjen e tij janë angazhuar edhe autoritetet e kërkim-shpëtimit nga Kosova.

Deni Hameli nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, deklaroi se si ekip kanë marrë pjesë dy ditë ne kërkimin e Lleshit.

“Për shkak të kushteve atmosferike ai kishte lëvizur në një drejtim ku pretendohet se ka dalë për gjueti dhe ka humbur drejtimin në mjegull të dendur, si dhe dyshohet se ka humbur jetën si shkak i hipotermisë”, deklaroi Hameli për emisionin “Edicioni Special”.

Ai tutje shtoi se trupi i pajetë i të riut ishte hasur nga një bari lokal dhe se banorët e zonës ishin shumë të organizuar dhe së bashku me policinë kishin filluar tërheqjen e trupit, i cili i është dorëzuar familjes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

a do ta rizgjidhni berishen serish kryetar partie nese humb zgjedhjet xhaferri do te zbatojme nenin basha 67f84d61c53d4
Story i mëparshëm

A do ta rizgjidhni Berishën sërish kryetar partie nëse humb zgjedhjet? Xhaferri: Do të zbatojmë “nenin” Basha

zhaku dedikim te vecante kastro zizos te dua shume e lumtur qe jemi bashke 67f85febba05c
Story i radhës

Zhaku dedikim të veçantë Kastro Zizos: Të dua shumë, e lumtur që jemi bashkë

Të fundit nga

Efes i mbijeton eliminimit

Anadolu Efes ka mundur të shmangë eliminimin duke fituar ndeshjen e katërt në Stamboll përballë Panathinaikos 85-82. Seria tashmë është barazuar 2-2 dhe do të luhet ndeshja e pestë dhe e fundit
ShkoLartë