hamdi salihi mes 50 golashenuesve me te mire te evropes renditet 28 ti 67d7f18fcf508

Hamdi Salihi mes 50 golashënuesve më të mirë të Evropës, renditet 28-ti

March 17, 2025
min lexim

Ish futbollisti i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi është renditur i 28-ti në Europë ndër golashënuesit më të mirë për shekullin e 21-të.

Në renditjen e Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave, IFFHS, ish sulmuesi i njohur shkodran, pjesë e disa ekipeve europiane dhe një prej lojtarëve më të mirë në historinë e kombëtares shqiptare numëron 217 gola duke u renditur kështu i 28-ti mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës.

Salihi sa i përket shekullit të 21-të për golat e shënuar ka lënë pas emra të njohur në futbollin botëror si Dirk Kuyt, Di Natale, Mario Gomez, Robi Van Persie, Francesco Totti, Berbatov, Roy Makaay, Nistelrooy apo ylli botëror Del Piero.

Një pjesë e tyre golat e shënuar i kanë edhe përgjatë shekullit të 20-të por për shekullin 21, pra nga viti 2000 dhe deri më tani Salihi ka lene pas gjithë këto emra.

Hamdi Salihi e nisi karrierën e tij në vitet 2000 duke u bërë pjesë e Vilanisë në sezonet 2002-2004 me 30 gola të shënuar. Pas një eksperience në Greqi u bë pjesë e Tiranës për dy sezone duke realizuar 42 gola. Në 2007 bëri hapin e madh në karrierën e tij duke kaluar tek Ried në Austri për të vijuar më pas tek Rapidi i Vienës dhe disa ekipe të tjera.

Në 2015 u rikthye në Shqipëri duke u bërë pjesë e Skënderbeut në vitet e lavdishme për dy sezone ku realizoi 42 gola. Në 2019 mbylli karrierën e tij në futbollin e luajtur duke numëruar 217 gola në total dhe duke u renditur i 28-ti në Europë.

Sulmuesi shkodran nga 2006 deri në 2015 ishte një prej lojtarëve kryesor të kombëtares shqiptare me 50 ndeshje të luajtura dhe 11 gola të shënuar ndërsa është një prej emrave kryesor që ndihmoi kombëtaren në kualifikimin historik në kampionatin europian në 2016-të edhe pse asokohe Gianni De Biasi nuk e grumbulloi duke e lënë jashtë europianit.

Salihi se fundmi kontribuoi si zëvendës trajner i kombëtares dhe ëndrrën e tij në kampionatin europian e realizoi si pjesë e stafit të kombëtares në 2024, shkruan Top Channel.

Këtë listë e kryeson Cristiano Ronaldo me 557 gola të shënuar, Robert Lewandowski me 402 gola të realizuar dhe i treti Zlatan Ibrahimoviç me 393 gola të shënuar ndërsa më pas lista vijon me emra të tjerë të rëndësishëm të futbollit europian si golashënues.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vec gjate janarit 124 cifte i dhane fund marteses se tyre 67d7edce05315
Story i mëparshëm

Veç gjatë janarit 124 çifte i dhanë fund martesës së tyre

nissan i pare i projektuar per evrope mbush 35 vjet 67d7f27eb8281
Story i radhës

Nissan i parë i projektuar për Evropë mbush 35 vjet

Të fundit nga

Kreshnik Bekteshi dërgohet në Burgun e Shutkës

Gjykata Themelore e Koçanit shpërndau informacionin se disa nga të dyshuarit janë transferuar në burgun e Shkupit, ndërsa disa të tjerë në burgun e Kumanovës. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është transferuar
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë