hamasi publikon videon e pengut izraelito amerikan qe mbahet ne gaza ai lutet ta lirojne 67fbc605b46af

Hamasi publikon videon e pengut izraelito-amerikan që mbahet në Gaza, ai lutet ta lirojnë

April 13, 2025
1 minut lexim

Hamasi publikoi një video që pretendonte se tregonte pengun izraelito-amerikan Edan Alexander, i cili është mbajtur në Gaza që kur u rrëmbye nga grupi më 7 tetor 2023.

Në video ai lutet për lirimin e tij.

I riu prezantohet si Edan Alexander dhe thotë se ndodhet në Gaza prej 551 ditësh. Ai pyet veten pse është ende atje dhe lutet për lirimin e tij.

Bëhet e ditur se gjatë luftës, Hamasi kishte publikuar tashmë video të pengjeve që luteshin për lirimin e tyre.

Zyrtarët izraelitë i kanë hedhur poshtë më parë pamjet si propagandë të krijuar për t’i bërë presion qeverisë së tyre.

Ndërkohë, lufta vazhdon prej një viti e gjysmë.

Raportohet se Hamasi liroi 38 pengje sipas një marrëveshjeje armëpushimi që filloi më 19 janar.

Qeveria izraelite rifilloi sulmet tokësore dhe ajrore në Gaza në mars, duke thyer armëpushimin e brishtë.

Zyrtarët izraelitë thonë se fushata ushtarake do të vazhdojë derisa 59 pengjet të lirohen dhe Gaza të çmilitarizohet.

Ndërsa Hamasi këmbëngul se do të lirojë pengjet vetëm si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës dhe ka refuzuar kërkesat për të lënë armët.

Ndryshe, SHBA, Katari dhe Egjipti po ndërmjetësojnë mes Hamasit dhe Izraelit. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

vetura misterioze qe askush nuk po mundet ta identifikoje 67fbc331c7708
Story i mëparshëm

Vetura misterioze që askush nuk po mundet ta identifikojë

arber hajdari reagon pas incidentit ne big brother nje shuplake nuk tregon force por dobesi turp qe nuk harrohet 67fbc7aacc917
Story i radhës

Arbër Hajdari reagon pas incidentit në Big Brother: Një shuplakë nuk tregon forcë, por dobësi – turp që nuk harrohet

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë