hamasi hedh poshte propozimin e izraelit per nje armepushim 6 javor ne gaza 67ff49eb81c4a

Hamasi hedh poshtë propozimin e Izraelit për një armëpushim 6-javor në Gaza

April 16, 2025
1 minut lexim

Hamasi ka refuzuar propozimin izraelit për një armëpushim gjashtëjavor në Gaza, i cili përfshinte kërkesën që grupi i armatosur të dorëzonte armët.

Një zyrtar i lartë palestinez i njohur me negociatat tha se plani nuk përfshinte asnjë angazhim për përfundimin e luftës dhe as për tërheqjen e trupave izraelite – që janë kërkesat kyçe të Hamasit – në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve të gjalla që ata mbajnë. Kjo ndodh ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën ushtarake në Gaza.

Një roje sigurie ka humbur jetën dhe nëntë persona janë plagosur nga një sulm ajror në spitalin Al-Awda në Khan Younis, njoftoi spitali. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) nuk kanë komentuar menjëherë sulmin, shkruan bbc.

Ndërkohë, një agjenci e OKB-së ka paralajmëruar se “situata humanitare në Gaza është tani ndoshta më e rënda në 18 muaj që nga shpërthimi i konfliktit”.

Kanë kaluar gjashtë javë që kur Izraeli ka lejuar hyrjen e ndihmave në enklavën palestineze – ndërprerja më e gjatë deri më tani. Agjencitë e OKB-së i kanë kundërshtuar fuqishëm pretendimet e Izraelit se ka ushqim të mjaftueshëm në Gaza për një periudhë më të gjatë dhe sugjerojnë se bllokada mund të përbëjë shkelje të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

iphone 17 pro pritet te vije me keto 12 vecori te reja 67ff474e42614
Story i mëparshëm

iPhone 17 Pro pritet të vijë me këto 12 veçori të reja

sot vranet me riga te dobeta shiu 67ff4a95d5c23
Story i radhës

Sot vranët, me riga të dobëta shiu

Të fundit nga

ShkoLartë