hamas refuzon propozimin e armepushimit nga izraeli 680279a163ab5

​Hamas refuzon propozimin e armëpushimit nga Izraeli

April 18, 2025
min lexim

Hamas ka refuzuar zyrtarisht propozimin më të fundit të armëpushimit nga Izraeli, duke deklaruar se nuk do të pranojë një marrëveshje “të pjesshme” që nuk garanton përfundimin e luftës dhe tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza.

Kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya, akuzoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se ka paraqitur një ofertë me “kushte të pamundura për një marrëveshje që nuk çon në përfundimin e luftës apo tërheqjen e plotë”.

Aktualisht, Hamas mban peng 58 persona të rrëmbyer pas sulmit të 7 tetorit 2023 në Izraelin jugor, prej të cilëve besohet se 24 janë ende gjallë, raporton Guardian.

Në ofertën më të fundit, Izraeli kishte propozuar lirimin fillestar të 10 pengjeve në këmbim të një armëpushimi 45-ditor dhe lirimit të të burgosurve palestinezë, me premtimin për diskutime të mëtejshme për përfundimin e luftës dhe rivendosjen e ndihmave në Gaza.

Për herë të parë, Izraeli kishte kërkuar çarmatosjen totale të Hamasit si pjesë e marrëveshjes – një vijë e kuqe për grupin. Hayya theksoi se posedimi i armëve është “e drejtë natyrore” për Hamasin.

Në një deklaratë me video, Hayya tha se Hamas nuk do të pranojë më “marrëveshje të pjesshme që përdoren si mbulesë për një agjendë politike që synon vazhdimin e luftës së shfarosjes dhe urisë”.

Ai shtoi se Hamas është i gatshëm të arrijë një “paketë të plotë” që garanton lirimin e të gjithë pengjeve në këmbim të një numri të caktuar të të burgosurve palestinezë. Kushti kryesor, sipas tij, është që Izraeli “të përfundojë plotësisht luftën kundër popullit tonë dhe të tërhiqet tërësisht nga Gaza”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi këtë javë se trupat izraelite do të mbeten në “zonat e sigurisë” në Gaza.

Forcat izraelite kanë marrë kontrollin e rreth 30% të Gazës, përfshirë pjesë të Rafah.

Pas refuzimit të marrëveshjes nga Hamas, ministri i Financave, Bezalel Smotrich, deklaroi se ishte koha për të “hapur portat e ferrit” ndaj Gazës. Më herët gjatë javës, Katz kishte paralajmëruar përshkallëzim të konfliktit me “forcë të jashtëzakonshme” nëse pengjet nuk lirohen.

Përpjekjet ndërmjetësuese të Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së për të rikthyer armëpushimin dhe liruar pengjet kanë dështuar, pa ndonjë përparim në raundin më të fundit të bisedimeve në Kajro.

Shtëpia e Bardhë kritikoi Hamasin për refuzimin e marrëveshjes. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, James Hewitt, tha se komentet e Hamasit tregojnë se ata nuk janë të interesuar për paqe, por për dhunë të përhershme.

“Kushtet e përcaktuara nga administrata Trump mbeten të pandryshuara: lironi pengjet ose përballuni me ferrin”, tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

a jane koha dhe vdekja nje iluzion i shpikur nga njerezimi 6802770261c30
Story i mëparshëm

A janë koha dhe vdekja një iluzion i shpikur nga njerëzimi?

rama institucionet po perdoren per te sabotuar te gjitha projektet madhore 68027a4c3d297
Story i radhës

​Rama: Institucionet po përdoren për të sabotuar të gjitha projektet madhore

Të fundit nga

ShkoLartë