Hamas: Izraeli pengon lirimin e 12 pengjeve të huaja në Gaza

Grupi i rezistencës palestineze Hamas ka bërë të ditur se Izraeli ka penguar lirimin e 12 pengjeve të huaja të mbajtur nga grupi në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Ne në ditët e kaluara kishim planifikuar të lirojmë 12 pengje që kanë shtetësi të huaj, por pushtimi (izraelit) e pengoi lëvizjen”, tha në një deklaratë me shkrim krahu i armatosur i grupit, Brigadat Al-Qassam.

“Ne jemi të gatshëm t’i lirojmë ata, por situata në terren dhe agresioni izraelit e pengojnë këtë të ndodhë”, theksoi Hamasi.

Deri më tani nuk ka asnjë koment nga autoritetet izraelite mbi deklaratën e Hamasit.

Besohet se Hamasi mban të paktën 242 pengje pas sulmit të tij ndërkufitar në territorin izraelit më 7 tetor.

Izraeli ka nisur një ofensivë ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e bllokuar, duke vrarë të paktën 10.328 palestinezë, përfshirë 4.237 fëmijë dhe 2.719 gra.

Pothuajse 1.600 izraelitë po ashtu janë vrarë në konfliktin e Gazës.





Story i mëparshëm

Kovaçevski për Gruevskin: Ai duhet të kthehet, megjithatë duhet të ballafaqohet me drejtësinë

Story i radhës

PD zbardh kërkesën për interpelancë me Ramën: Marrëveshjen për emigrantët do e çojmë në Kushtetuese

Të fundit nga