Hamami turk “Mustafa Çelebi” i lënë pas dore, dikur ishte objekti më i vizituar në Strugë

March 5, 2023
min lexim


Dikur ishte objekti më i vizituar, ndërsa sot i rrënuar dhe i lënë në mëshirë të fatit! Hamami turk “Mustafa Çelebi” ndodhet në zemër të Strugës, vetëm pak metra larg tregut. Ndonëse shumë kohë më parë ishte shpallur monument kulture, tani është i panjohur për struganët dhe vizitorët, për shkak neglizhencës së shtetit ndaj kësaj trashëgimie kulturore.



Muzeu i Ohrit këtë objekt ja ka dorëzuar Bashkësisë Fetare Islame në Strugë. Por nga kjo e fundit bëjnë me dije se për shkak se oborri është privatizuar gjithçka është bllokuar.

“Para 30 viteve në vitin 1993 nga gjykata e atëhershme me dy dëshmitarë në gjykim, një pjesë të hamamit e privatizuan dhe personi i cili kishte obligim që të kujdesej për hamamin bllokoi rrugën për hyrje, kështu që ishte e ndaluar çdo mundësi për intervenim për të mirëmbajtur këtë hamam. Myftinia e Strugës disa herë ka ngritur iniciativë që në rrugë të drejtësisë ta kthejë hamamin si vakëf siç ishte para se të nacionalizohet, megjithatë ishte  e pa mundur, në ndërkohë pronari i këtij vendi ja shiti pësonit të tretë”, tha Jakup Qazimoski – Myftinia e Strugës.



Mërgimtarët struganë mblodhën para për ta kthyer vendin e privatizuar dhe më këtë po ndërmerren hapa për rinovimin dhe vënien në funksion të këtij hamami. Tani siç mund të shihet në pamje, objekti është në gjendje shumë të keqe.

 “Ne jemi në fazën e përgatitjes së një plani bashkë me Muzeun e Ohrit për revitalizimin dhe rinkosntruimin e objektit dhe në këtë mënyrë do të kthehet në funksion dhe do t’ju shërbej të gjithë qytetarëve pa dallime etnike dhe fetare dhe do të jetë i një interesi të madh edhe për turistët që vijnë në Strugë”, deklaroi Jakup Qazimoski – Myftinia e Strugës.



Para disa vitesh Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim -TIKA ka dashur të ndërhyjë, por për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore-juridike nuk kanë pasur qasje në objekt. Të dhënat që kanë në Myftininë e Strugës janë se hamami është ndërtuar së bashku me xhaminë, e cila ndodhet në afërsi të saj dhe është rreth 500 vjet i vjetër.



MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pogba dhe firma

Story i radhës

Zjarr në një apartament në Serbi, humbin jetën 4 fëmijë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë