halli i vmro se eshte fuqia e madhe politike e ali ahmeti jo ndryshimet kushtetuese 64e51eab0c693

Halli i VMRO-së është fuqia e madhe politike e Ali Ahmeti, jo ndryshimet kushtetuese!

August 22, 2023
1 minut lexim

Opozitarja VMRO-DPMNE, e në veçanti kreu i saj Hristijan Mickoski me fjalimin e sontëm në një takim partiak në Kërçovë, ka lënë të kuptohet se halli i tij më i madh është fuqia politike dhe ekzekutive e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Ali Ahmeti, e jo ndryshimet kushtetuese, apo siç parapëlqen të thotë ai “diktati” bullgar.

Ai ka deklaruar hapur se e lufton BDI-në, apo siç është shprehur, “Qeverinë e BDI-së”.

“Nuk ishte e lehtë, mos mendoni se ishte e lehtë. Ne nuk luftojmë vetëm kundër kësaj qeverie të BDI-së të mbështetur nga partneri i koalicionit të vogël, LSDM-së. Partneri më i vogël. Ata janë hyzmeqarët e vegjël të BDI-së, hyzmeqarët e vegjël të këqij që i shërbejnë Ali Ahmetit”, tha Mickoski.

Me këtë deklaratë të Mickoskit sheshazi shihet se puna e palodhshme e ministrave të BDI-së të kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, por edhe mbështetja e plebishitare e shqiptarëve për BDI-në dhe Ali Ahmetin, janë “halë në sy” për Hristijan Mickoskin.

Me këtë tregon se halli i tij nuk është nëse bullgarët do të futen në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, por dobësimi i fuqisë politike dhe ekzekutive të BDI-së. Andaj edhe bashkëpunimi i tij me disa “satelitë” shqipfolës tregon për ëndrrën në të cilën bie e zgjohet nga gjumi Mickoski, e ajo është ta sheh BDI-në e “dobët”.(Indeks.mk)

MARKETING

RENT A CAR

mbyllet ngushtica e dardaneleve per shkak te zjarreve ne turqi 64e51d7e0898d
Story i mëparshëm

Mbyllet ngushtica e Dardaneleve për shkak të zjarreve në Turqi

erdogan turkiye kete vit parandaloi hyrjen e 143 mije emigranteve te parregullt 64e5214548b6e
Story i radhës

Erdoğan: Türkiye këtë vit parandaloi hyrjen e 143 mijë emigrantëve të parregullt

Të fundit nga

Çfarë po ndodh me fytyrën e Kris Jenner?

Kris Jenner, në moshën 69-vjeçare, ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj të rinovuar, duke nxitur spekulime rreth ndërhyrjeve estetike që mund të ketë kryer së fundmi. Ekspertët e kirurgjisë plastike sugjerojnë
ShkoLartë