Burim Haliti, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Houston të ShBA-së, ka folur për lobimin që është duke e bërë Serbia në shtetin amerikan.
Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka thënë se Serbia është duke lobuar më shumë se Kosova.
“Sa i përket lobit serb në Amerikë prej vitit 2019 me të vërtetë është shtuar aq në një nivel të lartë sa mundesh t’i shohësh edhe rrugëve ambasadorin, zëvendësambasadorin edhe grupet lobiste”.
“Sa i përket parave sa shpenzojnë, mund të them se ata shpenzojnë dy mijë përqind më shumë se sa shpenzon Kosova për lobim, kompanitë më profesionaliste punojnë sa i përket agjendës serbe”, ka thënë Haliti.