haliti pergezoj nxenesit e shkolles se pozheranit per sukseset e larta te arritura ne garat e kimise 62062a09796f1

Haliti përgëzoj nxënësit e shkollës së Pozheranit për sukseset e larta të arritura në garat e Kimisë

February 11, 2022
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e arsimit në Viti, Fatbardha Emini, kanë pritur sot në takim nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” nga Pozherani, në krye me drejtoreshën e kësaj shkolle, Drita Pira dhe mësimdhënësin Arbër Frangu.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, i ka përgëzuar atë për sukseset që kanë arritur nxënësit në veçanti, në garat e kimisë të organizuar nga Kolegji “ Mehmet Akif” në Kosovë, ku kanë marrë pjesë shumë nxënës e që vendin e dytë në nivel vendi e ka marrë nxënësja e shkollës së Pozheranit, Lorika Alidema.

Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, krenohet me sukseset qe po arrijnë nxënësit vitias në garat e ndryshme dhe theksoj se ata do të kenë vazhdimisht mbështetjen e komunës së Vitisë. Ai tha se ky sukses i arritur është një shembull i mirë për të gjithë që me përkushtim dhe vullnet të lartë mund të arrihen suksese me të cilën krenohemi si vend. Kurse mësimdhënës i lëndës së Kimisë, Arbër Frangu, tha se kjo shkollë po vazhdon traditën e rezultateve të mira në garën e kimisë në nivel vendi.

Përndryshe nxënëset që kanë fituar çmime në garat e kimisë të organizuar në institucionin e lartpërmendur janë:

Lorika Alidema, Blinera Rama, Alije Berisha, Shkurte Alidema, dhe Melisa Alidema.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dalin pamjet e arrestimit spektakolar nga renea ne pranga nje person i shume kerkuar pe vrasje 62062a0799766
Story i mëparshëm

Dalin pamjet e arrestimit spektakolar nga RENEA, në pranga një person i shumë kërkuar pë vrasje

d0bfd180d0b8d0b2d0b5d0b4d0b5d0bdd0be d0bbd0b8d186d0b5 d0bed0b4 d181d0bad0bed0bfd181d0bad0be d0bfd0be d180d0b0d181d0bfd0b8d188d0b0d0bd 62062b2893ee2
Story i radhës

Приведено лице од скопско по распишана потерница

Të fundit nga

ShkoLartë