Pas disa ditë vonese, më në fund mësimdhënësve të komunës së Vitisë iu dolën pagat.
Kjo u konfirmua nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.
“Po, para orës 16:00 mësimdhënësve iu kanë dalur pagat. Sot me datën 9.10”, tha Haliti.
Ai pati kritika për ministrin e Financave, Punës dhe Tramsfereve Hekuran Muratin.
Haliti tha se kjo është ndërhyrje puro politike nga ana e tij.
“Më në fund e kemi gjetur zgjidhjen. Unë asnjëherë se kam ndërprerë komunikimin me sektorët profesionistë, me Drejtorinë e Financave dhe Ministrinë e Financave. Por, kjo ka qenë ndëhyrje puro politike e ministrit Hekuran Murati”, tha ai.
“Unë dje në takimin me kryetarët, i kam thënë ministrit Murati që po i dëmton komunat. 135 milionë euro ua ka marrë komunave. Ai e ka dëmtuar edhe komunën e Vitisë në këtë rast. Është dashur të gjejmë zgjidhje me shumë vështirë për kontratën kolektive, gjë që nuk i takon komunës kjo çështje”, theksoi kreu i komunës së Vitisë.
“Bile ditën e djeshme në vend se të diskutohej puna e kontratës kolektive dhe punë të tjera, aty flitej për qentë endacakë, e që zgjidhje nuk iu kanë bërë që katër vjet”, tha ndër të tjera ai.
Burimi: botasot.info