halimi e ldk se pervec autostrades se gjilanit ia kujton pushtetit edhe cerdhen ne podujeve 65ac03d464d2e

Halimi e LDK-së përveç autostradës së Gjilanit, ia kujton pushtetit edhe çerdhen në Podujevë

January 20, 2024
1 minut lexim

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas kritikave që kanë shkuar sot në adresë të partisë ku bën pjesë. Ajo ka thënë se pushtetit dhe nismat opozitare po kanë frikë nga “Rruga e Re” që sipas saj tashmë ka trasuar orientimin me qytetarët që e duan një Kosovë përtej realiteteve fiktive.

Ajo ka thënë se propagandës po i vjen fundit dhe se realitete fiktive mbesin vetëm në mendjet popullsitë që synojnë me propagandë t’i kundërvihen realitetit të lloçit.

Këtu ka përmendur punimet për autostradën për Gjilan që sipas Kurtit është dashur të kryhet në vitin e kaluar dhe çerdhen në Podujevë që Halimi e quan “imagjinare”.

Reagimi i plotë:  

Frika ndër të tjera definohet dhe ka një rol kyç në përgatitjen e organizmave për të reaguar ndaj rrezikut. Nuk është i rastësishëm mobilizimi sulmues ndaj LDK-së, si nga pushteti ashtu edhe nismat opozitare; është veçse frikë nga “Rruga e Re”, që tanimë ka trasuar orientimin me qytetarët që e duan një Kosovë, përtej realiteteve fiktive paralele të krijuar nga ky pushtet.

Propagandave po i vije fundi! Kosova meriton më mirë, realitetet fiktive do të mbijetojnë vetëm në mendjet populliste që me propagandë i kundërvihen realitetit të baltës, si në këto pamje në autostradën e Gjilanit që sipas tyre është kryer vitin e kaluar; apo çerdhen imagjinare në Podujevë që është “në ndërtim e sipër”!

MARKETING

RENT A CAR

juniku pa rryme komuna e ben pergjegjes keds in 65ac008e065c8
Story i mëparshëm

Juniku pa rrymë, Komuna e bën përgjegjës KEDS-in

bie intensiteti i reshjeve te debores ne diber ja si paraqitet situata ne akset rrugore 65ac0756c8715
Story i radhës

Bie intensiteti i reshjeve të dëborës në Dibër, ja si paraqitet situata në akset rrugore

Të fundit nga

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë