Halimi e LDK-së i reagon Kurtit: Diplomacia është në qorrsokak, jemi nën masa

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, pas një njoftimi të tij në lidhje me punët në politikën e jashtme të vendit.

Halimi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk ka logjikë që Kurti të lavdërohet me sukseset në diplomaci, ku Kosova është nën masa nga aleatët e saj.

“Në dy vite e gjysmë mandat, nuk patëm asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. E ta cilësosh aplikimin për sukses është absurditet.” – ka shkruar ajo.

Postimi i plotë

Është kundër logjikës të lavdërohesh për suksese në diplomaci, në një kohë kur Kosova është nën masa shtrënguese, pikërisht nga aleatët e saj. E kryeministri Kurti, në vend se të lëvizë në kahun e duhur për t’ia hequr sanksionet që i prekin drejtpërdrejt qytetarët kosovarë, ai shfaqet me krekosje!

Në dy vite e gjysmë mandat, nuk patëm asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. E ta cilësosh aplikimin për sukses është absurditet.

Nëse i kujtojmë gafat e panumërta të zëvendëskryeministres Gërvalla në deklaratat e saj të pamatura dhe të dëmshme për vendin, atëherë mund të konkludojmë se diplomacia kosovare është në qorrsokak!

Story i mëparshëm

Bilanci i policisë gjatë muajit tetor/ 587 të arrestuar, sekuestrohen kanabis, armë e municion luftarak

Story i radhës

“Kurrë gol mos dhëntë, e theftë këmbën”, Gani Gërmia revoltohet ndaj Mërgim Berishës, pas rrëfimit të Vesës

Të fundit nga