halimi bdi perdori shqiptaret per vota jo per te ndertuar te ardhmen e tyre 67f042bbe0923

Halimi: BDI përdori shqiptarët për vota, jo për të ndërtuar të ardhmen e tyre

April 4, 2025
1 minut lexim

Halimi zbulon prapaskenat e mosvazhdimit të kontratave në Fondin Pensional

Zëvendësdrejtori i Fondit Pensional dhe Invalidor, Fuad Halimi, ka reaguar ashpër ndaj qasjes së deritanishme të BDI-së në raport me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke e akuzuar këtë parti për ndërtimin e një sistemi klientelist dhe për përdorimin e qytetarëve si mjet elektoral. “Për më shumë se një dekadë, BDI ka ndërtuar një sistem ku shqiptarët janë trajtuar si votues të përkohshëm dhe jo si qytetarë me të drejta të përhershme. Kjo parti nuk ka ndërtuar institucione, por skema klienteliste”, shkruan Halimi. Ai shtoi se në vend të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve, BDI i ka mbajtur peng me premtime boshe që zhduken sapo të kalojnë zgjedhjet.

Në reagimin e tij, Halimi ka hedhur dritë edhe mbi situatën aktuale në Fondin Pensional, duke theksuar se kontratat e punonjësve shqiptarë kanë qenë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Ai ka akuzuar ish-ministrin e Financave, Fatmir Besimi, nga radhët e BDI-së, për mosdhënien e pëlqimit për vazhdimin e kontratave, çka ka sjellë pasiguri për punonjësit. “Pikërisht ministri i atëhershëm i Financave, Fatmir Besimi, refuzoi të japë pëlqim për vazhdimin e tyre. Ai vendim solli këtë situatë”, u shpreh Halimi.

Ai siguroi opinionin publik se punësimi i shqiptarëve në këtë institucion do të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme. “Sot, unë e siguroj opinionin publik se shqiptarët do të punësohen në këtë institucion – jo si favor politik, por si një e drejtë kushtetuese dhe si obligim shtetëror”, deklaroi ai, duke shtuar se ky është një angazhim serioz për t’i dhënë fund lojërave politike me fatin e punonjësve shqiptarë dhe për t’u ofruar atyre siguri dhe dinjitet në vendin e punës.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

te dua kuptimi qe zbulon pjekurine tende emocionale 67f03e87784d2
Story i mëparshëm

‘Të dua’, kuptimi që zbulon pjekurinë tënde emocionale

zevendes drejtori halimi zbulon prapaskenat e mosvazhdimit te kontratave ne fondin pensional 67f042c3d46ba
Story i radhës

Zëvendës drejtori Halimi zbulon prapaskenat e mosvazhdimit të kontratave në Fondin Pensional

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë