Halili: FIZHT do të vazhdojë t’i mbështesë kompanitë inovative dhe startup-et me ide cilësore

March 29, 2022
min lexim

Do të vazhdojmë t’i mbështesim kompanitë dhe idetë cilësore për të përforcuar inovacionin dhe për të stimuluar konkurrencën në tregun vendor, tha drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) Festim Halili në prezantimin e produkteve të fituesve të sfidës “Startup heronj” në Super Tineks në East Gate Mall, të zbatuara nga FIZHT në bashkëpunim me partnerin korporativ Tineks markete dhe Programin zviceran për rritjen e punësueshmërisë së tregut – IME.

“Ngjarja e sotme thellon bashkëpunimin ndërmjet sektorit të korporatave dhe kompanive startup, që besoj fuqimisht se do të forcojë inovacionin dhe do të nxisë konkurrencën në tregun e vendit tonë”, tha Halili.

Si FIZHT, shtoi ai, së bashku me partnerët tanë, në këtë rast me Ambasadën Zvicerane, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në krijimin e një fondi hibrid për të mbështetur startup-et dhe të rinjtë që kanë potencial dhe ide.

“Këta të rinj pas meje kanë arritur të prodhojnë produkte inovative që do të jenë pjesë e rafteve të sektorit të korporatave”, tha Halili.

Ai uroi suksese të mëdha në karrierën e ardhshme fituesve të granteve dhe shprehu shpresën se produktet e tyre do të rrisin konkurrencën në tregun tonë dhe do të jenë konkurruese me bdrendet ndërkombëtare.

Zëvendësambasadori zviceran Lusien Aegerter tha se inovacioni i produkteve të fituesve të sfidës “Startup Heronj” do t’i nxjerrë ata në treg dhe do të bëhen të njohur pas tij.

“Përmes programit IME dhe FIZHT, ne kemi krijuar një mjet të shkëlqyeshëm që këta heronj të rinj startup të mblidhen sot këtu dhe të shënojnë fillimin e diçkaje të re. Këtu shoh shumë gra dhe të rinj që do të vendosin standarde të reja. Jam i lumtur që gjeneratat e reja po prezantojnë produkte të reja inovative. Shpresojmë që konsumatorët të shohin vlerën e këtyre produkteve, t’i vizitojnë këtu në marketet Tineks dhe se ky bashkëpunim që kemi krijuar do të vazhdojë në të gjithë vendin”, tha Aegerter.

Theksoi se shpreson që këto startup që prezantohen sot në Tineks do të jenë shembull dhe frymëzim i mirë për kompanitë dhe startup-et e tjera mikro, të vogla dhe të mesme që një ditë të ekspozohen këtu. Ai bëri të ditur se mbështetja e vazhdueshme e Zvicrës për projektet që mundësojnë zhvillimin ekonomik të vendit do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Brend drejtoresha e Tineksit, Cvetanka Hristovska theksoi se për Tineks-in ka rëndësi të madhe përfshirja e tyre në projektin që kontribuon në zhvillimin e komunitetit të startup-eve.

Ne vazhdimisht japim mbështetjen tonë për kompanitë që janë në zhvillim dhe që kanë nevojë për mbështetje për t’u prezantuar dhe zhvilluar me sukses në treg. Besoj se do të kemi një projekt të suksesshëm, klientë të kënaqur dhe bashkëpunëtorë të rinj të kënaqur, tha Hristovska.

“Startup heronjve” u uroj të bëhen një brend i njohur në treg, të arrijnë shitje të mira dhe të zgjerojnë prodhimin e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në Kosovë, sa raste të reja u regjistruan sot

Story i radhës

Rriten me 33 për qind çmimet e produkteve të shportës në Shqipëri

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë