Sot është mbajtur Maratona dhe Gjysmë Maratona ndërkombëtare “Prishtina 2022” në atletikë.
I pranishëm në ngjarjen më të madhe ishte edhe legjenda e boksit, sportisti i Shekullit Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike në vitin 1984.
Salihu u nderua nga presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani.
Salihu nderoi garën madhështore, ndërsa Sylejmani shpreh fjalët më të mira për legjendën e boksit të Kosovës.