1
Shkup, 23 shtator – Deputeti i Aleancës për Shqiptarë – VLEN, Halil Snopçe vlerëson se Maqedonia e Veriut vuan nga pandemia e mosndëshkimit të personave përgjegjës për korrupsion.
Snopçe në “ClickPlus” tha se pushteti i kaluar, nuk ka ndëshkuar personat e dyshuar për korrupsion dhe prandaj Maqedonia e Veriut përballet pandemi të korrupsionit.
“Kemi pandemi të korrupsionit. Kur përmendet fjala pandemi asocon se diçka është e sëmurë, pra diçka e ngjashme sikurse gjatë Kovidit. Kur kishim pandemi – qytetarët u izoluan, kurse në shtetin tonë, pushtet e kaluara nuk kanë marrë asnjë masë për izolimin e njerëzve përgjegjës për korrupsion… Normalisht, ne patjetër të themi se jemi të sëmurë pra”, tha Halil Snopçe.
Por meqë subjekti të cilit i takon – ASh-ja e Taravarit është në pushtet, si do të veprojë tash e tutje, Snopçe me përgjigje:
“Nuk ka program më përparimtar nëse bartësit e proceseve janë të sinqertë, janë të ndershëm dhe janë të moralshëm”.
BURIMI: zhurnal.mk