Halil Kastrati: Shkupi ka më së shumti nevojë për ta ndihmuar, por mungojnë trualle!

October 6, 2024
1 minut lexim

Humanisti Halil Kastrati ka qëndruar sot në Kërçovë ku ka ndarë çelësat për shtëpi të reja, të ndërtuara me ndihmën e bamirësve nëpërmjet shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, transmeton TV21.

Ka dhuruar çelësat e katër shtëpive, ndërkaq dy të tjera paralajmëroi se janë drejtë fundit.

Njoftoi se do të ndërtohen edhe 5 shtëpi të tjera.

I pyetur se cila nga zonat shqiptare, në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri ka më së shumti nevojë për ndihmë, ai tha Shkupi.

Sipas Kastratit, edhe pse ka më shumë hallexhi kryeqyteti i Maqedonisë, ndihma është e pamundur sipas tij shkaku i mungesës së trualleve.

U ankua se apartamente nuk mund t’u sigurojë nevojtarëve, pasi siç tha, ato kanë vlerë të lartë.

“Një apartament në Shkup kushton sa tri shtëpi”, tha Kastrati.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pamela Anderson elegante me një kostum të bardhë në Festivalin e 20-të të Filmit në Cyrih

Story i radhës

Koliqi ka probleme me rrymën e si pasojë e saj edhe me ujin

Të fundit nga

ShkoLartë