halil kastrati mblidhen 5 milione euro per bamiresi ne naten e kadrit 67e49d955d1fb

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

March 27, 2025
1 minut lexim

Prishtinë, 26 mars – Në një nga hotelet më të mëdha në Prishtinë, Emerald është mbajtur iftar ku është shënuar edhe nata e madhe – e Kadrit.

Në kuadër të këtij iftari, janë realizuar edhe donacione të cilat kapin vlerën prej 5 milionë euro.

Kryetari i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se kjo shumë është donacion i bizneseve për projektin e madh – Qendrën ditore për fëmijë dhe të rritur me Down Syndrome.

“Natë e Kadrit – mblidhen rreth 5 milionë euro për ata që kanë më së shumti nevojë!🤲

Mbrëmja e sotme në Emerald ishte një natë e veçantë, një natë zemrash të hapura dhe duarve që japin.

Në iftarin e parë të organizuar nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me pjesëmarrjen e bizneseve nga të gjitha trojet shqiptare, u prezantua projekti madhështor, një shpresë e re për ata që kanë nevojë.

Dhe përgjigja ishte e jashtëzakonshme! Me një zemërgjërësi të pashoqe, biznesmenët shqiptarë dhuruan afro 5 milionë euro, duke dëshmuar edhe një herë se mirësia dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë dhe na bëjnë më të fortë.

Zoti kurre mos i humbte!”, ka njoftuar Kastrati.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vittoria ceretti mos me quani e dashura e leonardo dicaprios 67e499607daed
Story i mëparshëm

Vittoria Ceretti: Mos më quani “e dashura e Leonardo DiCaprios”

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë