Humanisti Halil Kastrati përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në Natën e Kadrit janë mbledhur 5 milionë euro për njerëzit në nevojë.
Ai ka thënë se në iftarin e organizuar nga “Jetimat e Ballkanit” u prezantua një projekt madhështor, raporton Gazeta10.
“Dhe përgjigja ishte e jashtëzakonshme! Me një zemërgjërësi të pashoqe, biznesmenët shqiptarë dhuruan afro 5 milionë euro, duke dëshmuar edhe një herë se mirësia dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë dhe na bëjnë më të fortë”, tha ai.
Postimi në Facebook:
Natë e Kadrit – mblidhen rreth 5 milionë euro për ata që kanë më së shumti nevojë!🤲
Mbrëmja e sotme në Emerald ishte një natë e veçantë, një natë zemrash të hapura dhe duarve që japin.
Në iftarin e parë të organizuar nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me pjesëmarrjen e bizneseve nga të gjitha trojet shqiptare, u prezantua projekti madhështor, një shpresë e re për ata që kanë nevojë.
Dhe përgjigja ishte e jashtëzakonshme! Me një zemërgjërësi të pashoqe, biznesmenët shqiptarë dhuruan afro 5 milionë euro, duke dëshmuar edhe një herë se mirësia dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë dhe na bëjnë më të fortë.
Zoti kurre mos i humbte!
Burimi: botasot.info