halil geci ne mitrovice fitoi fton peci jo me pushke e allti por me laps nder dhe dituri 691196a283639

Halil Geci: Në Mitrovicë fitoi Fton Peci, jo me pushkë e allti, por me laps, nder dhe dituri

November 10, 2025
1 minut lexim

Veprimtari Halil Geci ka reaguar pas fitores së Faton Pecit në Mitrovicë, duke e quajtur atë “Isa Boletinin modern”.

Në një postim në Facebook, Geci shkroi se qytetarët e Mitrovicës “e mbrojtën atdheun me votë, nder dhe dinjitet”, duke theksuar se “aty ku dikur tradhtarët vendosën kufirin, mitrovicasit sot e mbrojtën Kosovën”.

Ai uron Pecin dhe koalicionin fitues, duke thënë se “Faton Peci është vëllai i Isa Boletinit – jo me pushkë e allti, por me laps, nder dhe dituri”.

Postimi i plotë:

GËZIMI I QYTETARËVE TË MITROVICËS PAS FITORES SË FATON PECIT

“Në Mitrovicë fitoi vëllai i Isa Boletinit, Faton Kosova, jo me pushkë e allti, por me laps, nder dhe dituri.”

Qytetarët e Mitrovicës e shfrytëzuan votën për të mbrojtur atdheun në Mitrovicë, pikërisht mbi urën e Ibrit, aty ku tradhtarët dikur e vendosën kufirin.

Dje, me datën 9 Nëntor, ditë e diel e vitit 2025, mitrovicasit zgjodhën që me votën e tyre, me nder dhe dinjitet, ta mbrojnë Kosovën. Aty ku mbrohet buka, uji dhe nderi i sofrës shqiptare, aty është edhe vetë Zoti.

Mitrovicasit dinë t’i ruajnë vlerat, ashtu siç ditën dje, duke nderuar shumë heronj që u flijuan për këtë vend. Sot, së bashku me qytetarët, po e mbron me laps “Isa Boletinin modern”, Faton Peci. Mitrovicasit e kanë kuptuar se në Mitrovicë mbrohet Kosova.

Kosova nuk mbrohet në Prishtinë, në Gjakovë apo në Viti, por mu aty ku flakëron ari, ku pihet uji dhe ku lahet nderi i shqiptarësisë.

Dje me Isa Boletinin, sot me të vëllain e tij, Faton Pecin. Guximi i heronjve të gjallë të traditës rugoviste, Guxo, i Donika Gërvallës dhe presidentes Osmani nuk mungoi dhe nuk do të mungojë.

Qytetarët e Mitrovicës janë gëzuar, ashtu si edhe gjithë Kosova, sepse Pecit ju ka rritur …. vota e mjaftueshëme për t’ua mbyllur gojën ziliqarëve, gojëkëqinjve, harbutëve dhe tradhtarëve. Sot dhe katër vitet e ardhshme, deri në përfundim të mandatit në vitin 2030, jemi bashkë me Fatonin.

Urime fitorja Fatonit dhe koalicionit që i mundi me votë tradhtarët.

Urime “Isa Boletini i dytë modern”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti ne shqiperi i paqendrueshem 6911963f2f4f5
Lajmi i mëparshëm

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm

perfundon numerimi i votave ne berat kandidati i ps kryeson me mbi 83 te votave 69119745b6ccd
Lajmi i radhës

Përfundon numërimi i votave në Berat, kandidati i PS kryeson me mbi 83% të votave

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë