Ueb faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) është hakuar mbrëmë.
Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi “HACKED BY GREEK HACKING TEAM NETWATCHERS”.
Për shkak të sulmit, nuk u hapte asnjë nënfaqe e kësaj ueb faqeje, ndërsa të gjitha lidhjet e publikuara çuan në një video në YouTube të titulluar “Maqedonia e famshme”.
Për momentin, faqja është plotësisht jashtë linje dhe nuk mund të kyçet në të.