Hakohen radiot, miliona rusëve iu tha që të nxitonin drejt strehimoreve për shkak të një sulmi të menjëhershëm me raketa

February 22, 2023
1 minut lexim

Miliona rusëve iu tha sot që të nxitonin drejt strehimoreve për shkak të një sulmi të menjëhershëm me raketa.

Por ky nuk ishte një paralajmërim i rregullt, por ndodhi pasi stacionet e radios u hakuan, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas tyre, mesazhi i urgjencës erdhi në shumë stacione në qytete në të paktën katër zona kohore në Rusi.

Duke ndërprerë programet me një sirenë, paralajmërimi mashtrim pretendonte: “Po shpallet një alarm ajror. Të gjithë, shkoni menjëherë në strehimore. Vëmendje! Vëmendje! Ekziston një kërcënim për një sulm me raketa”.

Ndër qytetet e prekura ishin Belgorod, Stary Oskol, Ufa, Kazan, Novouralsk, Novosibirsk, Pyatigorsk, Tyumen, Voronezh, Nizhny Novgorod dhe Magnitogorsk si dhe një numër vendesh në rajonin e Moskës.

Disa autoritete lokale fajësuan Ukrainën për këtë “sulm hakerësh”, por është e paqartë se nga erdhi ai.

Ministria ruse e emergjencave tha: “Një sulm hakerësh në serverët e disa stacioneve të radiove komerciale në disa rajone të vendit rezultoi në transmetimin e informacionit në lidhje me një alarm të supozuar për sulm ajror dhe kërcënimin e një sulmi raketor”.

“Ministria ruse e emergjencave raporton se ky informacion është i rremë dhe nuk korrespondon me realitetin”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rihapje madhështore e drogerisë DM në QT.City Mall me -15% zbritje në absolutisht gjithçka.. edhe të produkteve tashmë me zbritje!

Story i radhës

Torres: Isha në fund të një pusi

Të fundit nga

ShkoLartë