Hakmarrja e Tottenhamit

Harry Kane vendosi të largohej këtë verë nga Tottenham teksa zgjodhi Bayern Munich si destinacionin e radhës në karrierë.

Bavarezët shpenzuan 100 milionë euro për shërbimet e 30-vjeçarit, megjithatë në Londër nuk e pritën mirë vendimin e sulmuesit për t’u larguar dhe as paratë nuk mjaftuan për të zbutur zemërimin e anglezëve.

“The Athletic” zbulon se tensionet mes palëve në ditët e fundit para largimit të Kane kanë qenë në nivelin maksimal.

Me anë të një e-maili, Kane ishte paralajmëruar se prezenca e tij në qendrën stërvitore do të ishte e pavend.

Drejtuesit nuk e mirëkuptuan Kane në vendimin për t’u larguar dhe e ndaluan lojtarin që t’i drejtohej qendrës stërvitore për t’u përshëndetur me shokët e skuadrës.

Madje, sipas The Athletic, sulmuesi nuk mundi as të mblidhte sendet personale të cilat i kishte në qendrën stërvitore duke deleguar të tjerë persona që të kujdeseshin për ato.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shaqiri: Nga shtatori, pagat e arsimtarëve dhe profesorëve do të rriten për 10%

Story i radhës

Qentë endacakë në oborr, Spitali në Pejë bën apel për largimin e tyre

Të fundit nga