hakmarrja e dodik shpall ministren gjermane te padeshirueshme therret policine 67f020c11c0f7

​Hakmarrja e Dodik: Shpall ministren gjermane të padëshirueshme, thërret policinë

April 4, 2025
1 minut lexim

Ministrja gjermane për Evropën dhe Çështjet Klimatike Anna Luhrmann ishte dashur të mbante një takim në Banja Llukë me përfaqësuesit e Partisë së Progresit Demokratik (PDP), por takimi u anulua në minutën e fundit.

Mediat boshnjake citojnë nënkryetarin e PDP-së, Igor Crnadak, duke thënë se arsyeja e anulimit të takimit është vendimi i Republikës Serbe për ta shpallur ministren gjermane persona non grata.

Presidenti i Republikës Serbe, miku i Vladimir Putin, Milorad Dodik njoftoi takimin dhe thirri policinë për të shoqëruar ministren.

“Si çdo vizitore e padëshiruar, ministrja gjermane Anna Luhrmann erdhi në Banja Lluka fshehurazi për të takuar kushërinjtë e saj në bodrum,” tha Dodik.

Ai shtoi se pret që policia e Republikës Serbe ta largojë ministren nga entiteti shpejt dhe “përgjithmonë”.

Gjermania dhe Austria thanë të enjten se do të ndalojnë liderin separatist serb të Bosnjës Milorad Dodik dhe dy ndihmësit e tij më të afërt nga territoret e tyre, duke e akuzuar atë për kërcënim të sigurisë së vendit të tij dhe rajonit.

Dodik ka shkaktuar krizë kushtetuese duke sfiduar vendimet e të dërguarit ndërkombëtar, roli i të cilit është të parandalojë BeH që të rrëshqasë drejt luftës.

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl Reisinger, tha të enjten se Dodik i ka çuar provokimet dhe veprimet separatiste në një ekstrem të ri dhe ka kaluar vijat e kuqe ligjore.

“Ne nuk duam të pranojmë më një sjellje të tillë,” tha ajo gjatë një vizite në Sarajevë me ministren gjermane Anna Luhrmann.

Dodik u dënua në shkurt me një vit burg dhe u ndalua nga politika për gjashtë vjet për shkak të injorimit të vendimeve të të dërguarit të lartë për BeH. Një gjykatë e BeH ka lëshuar një urdhër-arrest për të dhe aleatët e tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

si po reagon industria evropiane automobilistike ndaj tarifave te trumpit 67f01e2e3e293
Story i mëparshëm

Si po reagon industria evropiane automobilistike ndaj tarifave të Trumpit?

moti me shume e diell e bute te shtunen te dielen ftohte me debore e ere 67f02138a6616
Story i radhës

Moti: Më shumë e diell e butë të shtunën, të dielen ftohtë, me dëborë e erë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë