Hakimi i LastPass rezulton më i keq sesa kishte besuar kompania

December 23, 2022
1 minut lexim

Pas u hakua për herë të dytë në muajin Gusht, menaxheri i fjalëkalimeve LastPass njoftoi ditën e Enjte se thyerja e fundit e sigurisë kishte shkaktuar më shumë dëme sesa u raportua në fillim.

Në disa raste hakerët kanë marrë fjalëkalimet e depove të fajëkalimeve që do të thotë se hakerët kanë koleksionet e plota të të dhënave personale por të enkriptuara.

“Asnjë informacion konsumatori nuk është aksesuar gjatë incidentit të Gushtit 2022,” tha CEO i LastPass Karim Toubba. Megjithatë kodi burimor i aplikacionit është aksesuar dhe përdorur për të goditur punonjësit e LastPass për të dhënë kredencialet e dhe më pas përdorur aksesin për të dekriptuar fjalëkalimet.

Në mesin e të dhënave të enkriptuara aksesuar nga hakerët janë informacionet e konsumatorëve si kompanitë, mënyrat e pagesave, e-mail-et, adresat IP, numrat e telefonit tha Toubba.

Këto fusha të enkriptuara janë të siguruara me enkriptimin 256-bit AES dhe mund të dekriptohen vetëm me çelësin unik që vjen nga fjalëkalimi kryesor i përdoruesit tha Toubba.

Fjalëkalimi kryesor nuk dihet asnjëherë nga LastPass dhe as nuk ruhet nga aplikacioni.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cila është më e pasur, Georgina e Ronaldos apo Antonela e Messit?

Story i radhës

Pas skandalit në Pejë, Nora Kursani-Demjaha caktohet u.d. kryeinspektore e shëndetësisë

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë