hakeruan spak apeli i gjkko jep vendimin per arnold rrokajn dhe zambak gjonin 680776a10dfc4

Hakeruan SPAK, Apeli i GJKKO jep vendimin për Arnold Rrokajn dhe Zambak Gjonin

April 22, 2025
1 minut lexim

Apeli i GJKKO ka lënë në burg Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonin.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 22.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 28 akti, datë 14.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim Z.Gj., dhe A.Rr., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 32, datë 14.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e Vendimit/Urdhrit nr. 32, datë 14.03.2025 të Gjykatësit që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton GJKKO.

“E bëra nga kurioziteti,” kështu është shprehur Arnold Rrokaj për hakerimin ndaj SPAK, duke pranuar se ia kishte dalë mbanë të thyente e-mailet e tre prokurorëve, duke kopjuar prej andej komunikime hetimore për tre çështje.

Ndërkohë, është e qartë për grupin e hetimit se i dyshuari, me detyrë të mëparshme punonjës pranë IMT, ia ka kaluar më tej të dhënat Zambak Gjonit, edhe ai me profesion jurist, si dhe ish-zyrtar i burgjeve, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

gashi merr pjese ne deabtin e organizuar ne kuvend ne kuader te prezantimit te agjendes reformuese 2024 2027 680771041b673
Story i mëparshëm

Gashi merr pjesë në deabtin e organizuar në Kuvend në kuadër të prezantimit të Agjendës Reformuese 2024–2027

te dyshuarit per vrasjen e rreshterit lika dergohen ne gjykate 68077fffa863a
Story i radhës

Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika dërgohen në gjykatë

Të fundit nga

ShkoLartë