Vitin e kaluar gjatë evenimentit vjetor të harkimit Pwn2Own në Austin të Teksasit, Samsung Galaxy S21 u hakua jo njëherë, por dy herë gjatë 48 orëve.
Këtë vit evenimenti po mbahen në Toronto të Kanadasë dhe ekipet elitare të harkimit arritën të thyejnë sigurinë e Galaxy S22 duke shfrytëzuar probleme sigurie zero-ditore dhe këtë e bënë dy herë brenda ditës.
Në pamje të parë mund të duket lajm i keq, por Samsung tashmë mund ti adresojë këto probleme sigurie përpara se aktorë të këqij tu bëjnë përdoruesve dëm.
Pwn2Own është një eveniment që organizohet nga iniciativa Trend Micro Zero-Day lançuar në 2005-ën dhe çdo vit bashkon disa prej ekipeve më të mira të harkimit në botë për të goditur pajisje elektronike që përdorim çdo ditë.
Këto ekipe janë gjuetarë shpërblimesh(bounty hunters) dhe hulumtues sigurie që konkurrojnë me njëri tjetrin për të ekspozuar me sukses probleme sigurie në këmbim të shpërblimeve financiare të konsiderueshme.
Asnjë prej këtyre problemeve të sigurisë nuk shiten nga Trend Micro, përkundrazi kompanive pajisjet e të cilave janë hakuar ju jep informacion menjëherë për ti adresuar përpara se informacioni teknik të publikohet ose të zbulohet nga hakerë.
Ekipi i Star Labs bëri tre tentativa dhe në të tretën hakerët arritën të ekzekutonin një sulm ndaj Galaxy S22 i cili kishte versionin më të fundit të Android dhe përditësimet më të fundit të sigurisë.
Duke qenë se ishte ekipi i parë që pati sukses, shpërblimi për ta ishte 50 mijë dollarë.
Brenda pak orësh ekipi Chim zbuloi një tjetër problem siguria në Galaxy S22 dhe u shpërblyen me 25 mijë dollarë. /PCWorld Albanian