Hakerët Rusë kanë sulmuar uebsajtin e Parlamentit Evropian dhe kanë arritur ta rrëzojnë për disa orë.
Anonymous Russia, krahu i grupit të haktivistëve pro-Rusë Killnet, raportohet se ka lançuar një sulm DDoS kundrejt uebsajtit të PE-së.
Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola konfirmoi në rrjetin social Twitter incidentin duke shtuar se ekspertët e tyre po punonin për të mbrojtur sistemet.
Sulmi mendohet të jetë përgjigje ndaj një rezolute të adoptuar së fundi nga Parlamenti Evropian që e deklaron Rusinë si mbështetës së terrorizmit.
Një lajm i publikuar në uebsajtin e Parlamentit Evropian thoshte se eurodeputët kanë kërkuar nga BE-ja që më tepër ta izolojnë Rusinë ndërkombëtarisht.
Killnet është një grup hakerësh shumë aktivë kohët e fundit. Ka arritur të rrëzojë uebsajte të disa aeroporteve në SHBA, e madje shënjestruar bankën më të madhe në botë JPMorgan Cache dhe Departamentin Amerikan të Thesarit. /PCWorld Albanian