Një studim i fundit ka zbuluar se gjatë periudhës nga 1 prilli 2024 deri më 31 mars 2025, janë regjistruar mbi 19 milionë përpjekje për shkarkimin e skedarëve të dëmshëm ose të padëshiruar, të maskuar si lojëra video të njohura, me qëllim sulmin ndaj anëtarëve të brezit Gen Z.
GTA, Minecraft dhe Call of Duty ishin lojërat më shpesh të abuzuara, duke treguar se hakerët aktivisht ndjekin trendet e lojërave për të identifikuar objektivat e tyre.
Analiza e ekipit kërkimor të kompanisë Kaspersky tregon se mbi 400 mijë përdorues në mbarë botën janë prekur nga këto sulme, me muajin mars 2025 që regjistroi 1,842,370 përpjekje sulmesh. GTA mbetet një nga objektivat më të shpeshta, me më shumë se 4.4 milionë përpjekje sulmesh, pasuar nga Minecraft me mbi 4.1 milionë dhe Call of Duty me mbi 2.6 milionë përpjekje.
Këto sulme përfshijnë forma të ndryshme të softuerëve të dëmshëm – nga trojanët dhe shkarkuesit, deri te programet që vjedhin fjalëkalimet dhe u japin sulmuesve qasje në llogaritë e përdoruesve.
Vjedhja e llogarive të video-lojërave dhe objekteve digjitale është bërë një fenomen masiv, dhe shitja e këtij përmbajtjeje të vjedhur nuk është më e kufizuar vetëm në darknet.
Po shfaqen gjithnjë e më shumë oferta në forume të mbyllura dhe kanale Telegram, duke e bërë krimin kibernetik më të arritshëm për një audiencë më të gjerë.
Si të mbrohesh:
Shkarkojnë përmbajtjen vetëm nga burime zyrtare dhe të besueshme.
Përdorin fjalëkalime të forta dhe unike për çdo llogari.
Aktivizojnë verifikimin me dy hapa (2FA) për llogaritë e tyre.
Përditësojnë rregullisht softuerët dhe lojërat për të mbyllur dobësitë e mundshme.
Kujdesen për çdo ofertë të dyshimtë ose të pazakontë që kërkon informacion personal ose fjalëkalime.
Burimi: botasot.info