Hakerët Kinezë godasin Departamentin Amerikan të Thesarit

December 31, 2024
1 minut lexim

Hakerët shtetërorë Kinezë kanë thyer sigurinë kompjuterike të Departamentit Amerikan të Thesarit këtë muaj duke vjedhur dokumente, një incident i klasifikuar si madhor nga Thesari.

Hakerët kompromentuan ofruesin e shërbimeve të sigurisë kibernetike BeyondTrust dhe arritën të aksesonin dokumentet të klasifikuara tha Thesari përmes një letre drejtuar ligjvënësve.

Sipas letrës, hakerët kishin fituar qasje duke shfrytëzuar shërbimin cloud të ofruesit i cili përdorej për ofrimin e mbështetjes teknike për zyrat e Thesarit. Pasi fituan qasje në çelësat e sigurisë, hakerët mund të kapërcenin mbrojtjes dhe të askesonin kompjuterët e përdoruesve dhe dokumente të klasifikuara që mbaheshin prej tyre.

Letra thotë se bazuar në të dhënat e para, incidenti i faturohet grupit Kinez të hakërreve Advanced Persistent Threat (APT). Departamenti i Thesarit tha se ishte njoftuar për sulmin nga BeyondTrust më 8 Dhjetor dhe se po punon së bashku me Agjencinë Shtetërore të Sigurisë së Infrastrukturave dhe Sigurisë Kibernetike dhe FBI-në për të kuptuar dëmin e bërë.

Ambasada Kineze në Uashington refuzoi çdo përgjegjësi për hakimin duke thënë se Pekini kundërshton ashpër sulmet Amerikane ndaj Kinës të cilat nuk akne asnjë bazë. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prezantohen të arriturat e Policisë gjatë 2024: Sfidë veriu, veprat penale shënuar rënie 3.34%

Story i radhës

VMRO: Me Grubin, Despotovskin dhe Kovaçevskin, miliona u nxorën jashtë shtetit

Të fundit nga

ShkoLartë