Hakerët infektojnë mijëra uebsajte WordPress

October 23, 2024
1 minut lexim

Një platformë blogimi, WordPress me hapa të ngadaltë por të qëndrueshëm është shndërruar në një prej shtyllave kryesore të uebit modern dhe është teknologji që përdoret nga miliona uebsajte personale e madje korporatave.

Ky popullaritet padyshim e ka ekspozuar edhe përballë hakëreve. Ofruesi i shërbimeve të hostimit GoDaddy raportoi se një infektim i ri po përhapet në mesin e implementimeve të WordPress përmes shtojcave i cili shfaq mesazhe të rreme në Chrome për të nxitur vizitorët ti klikojnë dhe të shkarkojnë maluerë.

Mbi 6,000 uebsajte WordPress kanë rënë pre e këtyre shtojcave që përmbajnë maluerë të cilat nganjëherë shfaqen si mesazhe nga Facebook, Google Meet ose si Captcha.

Malueri ClearFake ka qenë në qarkullim prej 2023 por së fundi një variant i ri ClickFix është përhapur përmes shtojcave. Këto shtojca kanë emra si Google SEO Enhancer dhe Quick Cache Cleaner.

Nëse keni një uebsajt WordPress, përpiquni të përdorni fjalëkalime të forta dhe unike dhe të mos instaloni shtojca pa i studiuar mirë ato. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Skuadra e madhe spanjolle i druhet Edon Zhegrovës

Story i radhës

Dimitrievski: I nderuar që mora pjesë në promovimin e librit “UÇK-ja paraushtarake terroriste në Maqedoni”

Të fundit nga

Britania: Rusia mund të kryejë sulme kibernetike me IA

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve kibernetike me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Gjatë një konference të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Britania njoftoi se po krijon një laborator

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur sot dhe ka marrë ndër të tjera dy vendime. Bëhet fjalë për heqjen e tarifës së pagesës te klubet e Kategorisë së Tretë, që nga sezoni 
ShkoLartë