Hakan Fidan pranon urime nga krerët e MPJ-ve të vendeve të Ballkanit me rastin e emërimit ministër i Jashtëm i Türkiye-s

June 5, 2023
1 minut lexim

Ministri i ri i Jashtëm i Türkiye-s, Hakan Fidan, ka pranuar urime nga krerët e MPJ-ve të vendeve të Ballkanit me rastin e emërimit ministër i Jashtëm, transmeton Anadolu.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në postimin e tij në rrjetet sociale, ka uruar shefin e ri të diplomacisë turke, Fidan.

“Ne i vlerësojmë shumë marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Türkiye-s dhe presim të punojmë me ju për të avancuar bashkëpunimin tonë, për dobinë e vendeve dhe qytetarëve tanë. Urime”, ka shkruar Osmani.

Gjithashtu edhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla ka uruar kryediplomatin turk Fidan.

“Popujt dhe vendet tona kanë një lidhje të veçantë. Mezi pres të forcojmë aleancën tonë të gjatë dhe të pasurojmë jetën e qytetarëve tanë. Ju uroj një udhëtim të suksesshëm”, ka shkruar ajo.

Kryediplomati serb Ivica Daçiq ka uruar ministrin Fidan. “Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Türkiye-s. Faleminderit Mevlüt Çavuşoğlu-t për bashkëpunimin tonë të suksesshëm që kemi realizuar prej shumë vitesh”, ka shkruar Daçiq.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Janë budallenj në tradhtinë e tyre”, Meri Shehu tregon shenjën më të pabesë të horoskopit

Story i radhës

​I gjithë stadiumi në lot në lamtumirën e Ibrahimoviçit

Të fundit nga

Ndahet nga jeta ish-portieri kuqezi

Klubi i Milanit në zi. Është ndarë nga jeta në moshë 89-vjeçare, Fabio Kudiçini, ish-portier i madh i kuqezinjve, i cili shkroi historinë e futbollit në vitet ’60 dhe njihej si “Merimanga
ShkoLartë