Hajrullahu: Dera e Rektoratit është e hapur për studentët

November 8, 2024
1 minut lexim

Në Senatin e Universitetit të Prishtinës, sot në një konferencë për gazetarë, rektori Arben Hajrullahu tha se pa studentë nuk ka universitet dhe se dera e Rektoratit është e hapur për studentët.

Konferencën për gazetarë rektori Hajrullahu e ftoi pas paralajmërimeve të Parlamentit Studentor për protesta në ditën e martë, në lidhje me kërkesat për afate shtesë të provimeve.

Dyert e Rektoratit janë të hapura. Menaxhmenti  dhe Rektorati është këtu me studentë e për studentë”, tha rektori Hajrullahu.

Ai deklaroi më tutje se zgjidhja afatgjate për afatet e provimeve është te vlerësimi i vazhdueshëm i studentëve, të cilin disa profesorë dembelë nuk e kanë bërë deri më tani, ngase u del më shumë punë.

“Për më shumë rektori Hajrullahu ju premtoi studentëve publikisht që bashkërisht do të gjejmë një zgjidhje për rastet nga lëndët e viteve paraprake, në të cilat studentët më parë në kundërshtim me normat në fuqi nuk janë vlerësuar në mënyrë të vazhdueshme. Rektori Hajrullahu paralajmëroi edhe dialog shterues për të gjitha çështjet, nëse është nevoja edhe në ditët e vikendit”, thuhet në njoftimin e UP-së.

“Pavarësisht lajmeve të rreme që mund të nxisin studentët për bojkot dhe protesta”, rektori Hajrullahu tha se të gjithë se menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës në asnjë mënyrë nuk është kundër studentëve.

Rektori Arben Hajrullahu dhe menaxhmenti i ri i Universitetit të Prishtinës mori detyrën më 1 tetor 2024, me premtimin për transparencë, llogaridhënie dhe zbatim të akteve ligjore me të cilat rregullohet jeta dhe puna në universitet.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Mbetjet toksike do të groposen”, Shehaj: Hetimi ndërkombëtar është i domosdoshëm, shëndeti i qytetarëve në rrezik

Story i radhës

Largohen Besforti dhe Rrezarti nga “Big Brother” me zarf të zi

Të fundit nga

Anisa, Gjestit: Mos u ndiko nga Xheneta

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa pati një mesazh për Gjestin, teksa ishin duke biseduar. Ajo i tha që të mos ndikohet banorja tjetër e shtëpisë. “Për Xhenetën e kam
ShkoLartë