Hajrullahu ankimoi vendimin për suspendimin e tij: Vendimi u mor në ditën kur shpalosa skandalin me vajzën e kryeprokurorit

min lexim


Mustafa Hajrullahu sot në Këshillin e Prokurorisë Publike ankimoi vendimin e Prokurorisë Themelore Publike për suspendimin e tij nga posti i prokurorit të lartë në Prokurorinë e Lartë të Shkupit, përcjell TV21. Hajrullahu tha se vendimi është tendencioz, dhe se i njëjti është marrë në ditën kur ai ka shpalosur, siç e quan ai, një skandal, ku shihet vajza e kryeprokurorit duket shpërndarë materiale me një medium.

“Vendimi është skandaloz shkaku i asaj që kryeprokurori, në bazë të asaj shkrese të cilën e kanë bërë disa të punësuar nga Prokuroria e Lartë, të cilët janë ankuar për mënyrën se si unë sillem me ata, që është skajshmërish e pavërtetë, të njëjtën shkresë e ka formuar në padi penale, në të njëjtën ditë, më 31 tetor, ditën kur unë e shpalosa skandalin me video incizimet në të cilat shihet se vetë vajza e kryeprokurorit i dorëzon materiale te një gazetar, te një kolegia juaj”, tha Hajrullahu, duke shtuar se materialet janë shpërndarë te mediumi i caktuar për ta, siç tha ai, nxirës personalitetin e tij.


Hajrullahu paralajmëroi padi penale ndaj personave që janë ankuar se janë keqtrajtuar nga ai. Thotë se këto janë deklarata të rrejshme.



Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Andonovski: Qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm gjatë e-blerjeve dhe menjëherë të paraqesin mashtrimin

Story i radhës

Rasti i pazakontë në Shkodër! Burri kallëzon në polici gruan: Hyn në rrjetet e mia sociale

Të fundit nga