Familjes Xheladini në Reçak të Shtimes, hajnat i hynë në shtëpi dhe morën hiç më pak se 7 mijë e 300 euro.
Veç kësaj, ata morën edhe stoli ari që familjarët thonë se arrinte vlerën deri në 15 mijë euro.
Krejt kjo kishte ndodhur në pikë të ditës, kur familja ishte në vizitë tek të afërmit.
Personat që e kryen këtë vjedhje, nuk kishin hyrë kah dera kryesore, derisa policia që është njoftuar menjëherë po i kryen hetimet.
Ndryshe, Xheladini që bashkë me familjarët tjerë jeton në Francë, por në Kosovë erdhën për pushime, nuk dyshojnë tek dikush i njohur.
Burimi: botasot.info