Gold Ag ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë tek hymja e ndërtesës ku banon në Prishtinë.
Në dy pamje nga kënde të ndryshme ai ka publikuar pamjet kur një djalë i ri në dukje është afruar tek dera e reperit dhe me lehtësi ka futur në qese atletet e tij dhe është larguar.
‘’Po të m’i kërkoje do t’i jepja me dëshirë’’, ka thënë mes tjerash Ariani.
‘’Ai që nuk ka i vjen marre edhe me t’lyp, po hajni asnjëherë nuk është i varfër por hajn me zanat.Nuk e kisha postu po le t’jetë e nevojshme për tjerët se dikush mund ti ket’ vetëm ato.Ramazani dikuj s’ja len shejë
Me mi pas lyp ti kisha dhon me qef , ama me marë të hujën si n’bahçe t’babës ki mundësi me marë n‘thu diku.
Edhe unë si i ri s’kom pas shumë, ama me vjedhë nuk m‘ka bo vaki.
Allahu të udhëzoftë’’, ka shkruar reperi sipër videove.