hajdari nenshkruan vendimin per rregullimin e cmimeve te naftes 67f4d2ba8cad6

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës

April 8, 2025
1 minut lexim

Me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në tregun vendor, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar vendimin për rregullimin e çmimeve dhe vendosjen e masave të tjera mbrojtëse, për produktet e naftës të përdorshme në transport.

Në njotim thuhet se ministrja në detyrë Hajdari theksoi se ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të produkteve të naftës, ku si rezultat është evidentuar se, ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi reflektohen menjëherë në rritje të çmimeve shitëse në tregun vendor, por jo edhe kur bien çmimet furnizuese nga importi i produkteve të naftës.

“Këto të dhëna janë nga evidencat e përditshme të Doganës së Kosovës dhe raportet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut. Sipas këtij vendimi, përcaktohet: marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në 2 eurocentë për litër dhe marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në 12 eurocentë për litër”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas MINT, ky vendim i detyron subjektet për t’u furnizuar me produkte dhe për të ofruar për shitje produktet e naftës, pa ndërprerje, si dhe të respektojnë çmimet me marzhën tregtare maksimale të lejuar dhe tjera masa mbrojtëse të përcaktuara.

“Po ashtu, zbatimi i këtij vendimi parasheh mbikëqyrje të shtuar inspektuese, paraqitjen e rasteve të dyshimta te Autoriteti i Konkurrencës, si dhe bashkëpunim të ngushtë të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ministrja Hajdari gjithashtu theksoi se ky vendim është një hap tutje drejt promovimit të konkurrencës së ndershme të tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve, duke parandaluar sjelljet antikonkurruese, duke siguruar transparencë dhe kushte të barabarta në tregun e Republikës së Kosovës.

Ndryshe, aktualisht në tregun e Kosovës një litër naftë shitet nga 1 euro 19 centë deri 1.25 centë. Shoqata e naftëtarëve ka paraljmëruar rënie të çmimit për derivate pas vendosjes së tarifave nga administrata Trump për gati 200 shtete. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kembimi valutor 8 prill me sa blihen e shiten dollari dhe euro cfare ndodh me monedhat e tjera 67f4c9435e5db
Story i mëparshëm

Këmbimi valutor 8 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

bayern inter formacionet e mundshme 67f4d6782d8fa
Story i radhës

​Bayern-Inter, formacionet e mundshme

Të fundit nga

ShkoLartë