​Hajdari: MINT ka mbështetur me 9.8 milionë euro 139 biznese eksportuese

December 15, 2022
1 minut lexim

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se ministria që ajo drejton ka mbështetur në shumën prej 9.8 milionë euro, përmes huamarrjes nga Banka Botërore, 139 biznese që eksportojnë ose kanë potencial të eksportojnë.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se kjo është bërë me qëllim të rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese dhe përmirësimit të bilancit tregtar përmes zëvendësimit të importeve dhe rritjes së eksporteve.

MINT, po ashtu, përmes skemës së granteve nga KIESA iu ka ofruar prodhuesve dhe përpunuesve vendor mbështetje financiare për blerje të makinerive prodhuese, ka thënë Hajdari.

Ajo ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka mbështetur Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) me 40 milionë euro përmes kredisë nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI), për të lehtësuar qasjen në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NVM), që janë ndikuar nga kriza e COVID-19.

Në vitin 2021 kanë përfituar 32 prodhues vendor ndërsa për vitin 2022 janë në proces të përkrahjes rreth 35 prodhues / përpunues vendor. Ndërkaq, përmes masës 2.1, subvencionimi i kredive investive të pakos së ringjalljes ekonomike, sipas vlerësimeve të pranuara nga MFPT deri më tani KIESA ka realizuar 5,555,226.93 euro për bizneset përfituese, ka shkruar Hajdari.

Ministrja Hajdari, njoftoi se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka zbatuar një sërë reformash, të cilat kanë rezultuar me statistika pozitive të rritjes së konkurrueshmërisë dhe rritjes së eksportit, duke sjellë në pah politikën industriale që do të përkrahë më shumë rritjen e investimeve dhe eksporteve, dhe ligjet përkatëse për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në vendin tonë.

Në konkludim, ministrja Hajdari, njoftoi se eksporti i mallrave për muajt janar-tetor ka arritur në 774.4 milionë euro apo 26% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, investimet e huaja gjatë periudhës janar shtator 2022 kanë arritur për herë të parë në 566.9 milionë euro, ose 43.6% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbardhet vrasja për borxhin/U dhunua e u dogj me benzinë në 2017, viktima i detyrohej Karajt 1 mln lekë të treja

Story i radhës

Osmani: Veriu i Kosovës, sfidë për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë