Hajdari: Kosova arrin marrëveshje për tregti të lirë me vendet e EFTA-së

September 26, 2024
1 minut lexim

Ministrja e Tregëtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se Kosova ka arritur marrëveshjen për tregti të lirë me shtetet e EFTA-së, Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Hajdari përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo i hap rrugë zhvillimit ekonomik të vendit.

“Pas katër raundeve negociata, të filluara në vitin 2022, kjo është një arritje e jashtëzakonshme për vendin, duke hapur kështu rrugën për zhvillim ekonomik dhe mundësi të reja për ndërmarrjet, industritë dhe qytetarët nga të dyja palët. Marrëveshja përfshin fushën e tregtisë së mallrave dhe atë të shërbimeve”, ka shkruar Hajdari.

Ajo ka bërë të ditur se Kosova është i vetmi vendit nga rajoni që negocion tregtinë e shërbimeve me vendet e EFTA-së.

“Marrëveshja e sotme shënon jo vetëm përfundimin e negociatave, por fillimin e një partneriteti më të fortë mes vendeve tona. Dhe siç dihet, vendet e EFTA-së kanë rëndësi strategjike për ekonominë e vendit”, ka shkruar ajo.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Martohet Shkenda Dubova, dalin pamje nga dasma – ky është burri i saj

Story i radhës

Grida Duma shuan kureshtjen për raportin me deputetin Salianji

Të fundit nga

Lamborghini nuk heq dorë nga veturat elektrike

Lamborghini nuk e ka ndërmend të ndryshojë planet e elektrifikimit, pavarësisht se markat e tjera luksoze kanë tërhequr premtimet e tyre të mëparshme si përgjigje ndaj një ngadalësimi global në tregun e
ShkoLartë