Vetëm dy muaj pas lindjes së djalit të saj, Jack Blues, me bashkëshortin Justin Bieber, Hailey Bieber, 27 vjeçe, ka rifilluar aktivitetet e saj profesionale.
Modelja dhe themeluesja e markës së kujdesit të lëkurës “Rhodes” ndau fotografi të reja mahnitëse në Instagram nga një sesion fotografik për linjën e saj.
Në një prej imazheve, Hailey shfaqet me pantallona të shkurta dhe një pulovër kafe, duke nxjerrë në pah figurën e saj të tonifikuar, ndërsa pozon pa mundim në një divan, shkruan DailyMail.
Një tjetër fotografi tregon këmbët e saj elegante ndërsa ajo qëndron këmbëkryq, duke promovuar produktin më të ri të saj: një nuancë buzësh të quajtur “Cinnamon Roll”.
Ky set fotografik vjen pas një ‘selfie’ të sinqertë ku Hailey tregoi për herë të parë barkun e saj të tonifikuar që nga lindja.
Ndërkohë, spekulimet rreth marrëdhënieve të së shkuarës së Justin-it dhe dinamikës së tyre si çift kanë vazhduar të tërheqin vëmendje.
Një burim për DailyMail shpjegoi se Hailey shpesh ndjen përgjegjësinë të mbrojë Justinin, por sugjeroi se ajo duhet t’i japë hapësirë për të folur vetë kur të jetë gati.
Hailey vazhdon të qëndrojë aktive dhe e fokusuar në karrierën e saj, duke ndarë momente nga jeta e saj personale dhe profesionale me ndjekësit.
Burimi: botasot.info