Haga cakton panelin e gjyqtarëve që do të vendos për kërkesën e Haxhi Shalës

1 minut lexim

Kryetarja e DHSK-së Trendafilova ka caktuar Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës për rishqyrtimin e vendimit të mëparshëm të Gjykatës Supreme më 9 shtator 2024.

Paneli i Gjykatës Supreme do të vendosë mbi kërkesën e Haxhi Shalës lidhur me mbajtjen e tij në objektet e paraburgimit.

Në njoftimin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara, theksohet se “me vendimin e mëparshëm ishte hedhur poshtë kërkesa e të akuzuarit për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim.

Paneli i njëjtë, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen, do të vendosë lidhur me kërkesën më të fundit”.

Story i mëparshëm

Si t’i thuash partnerit/es që seksi me të nuk po të pëlqen

Story i radhës

Mexhiti: Do t’i shpallet luftë biznesit të kazinove që punon në të zezë, së shpejti në qeveri do të kalojnë vendimet

Të fundit nga