Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik që pati javën që lamë pas mbi portalin e-Albania.
Përmes një postimi në facebook Karamuço shkruan se sulmi ka qenë një akt i mirëfilltë terrorist, i cili cënon sigurinë kombëtare. Ai shton se dokumente të shtetasve shqiptarë po publikohen në faqe anonime në interenet.
Statusi:
“Fatkeqësisht sulmi kibernetik po rezulton një akt i mirëfillt terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Me qindra shkresa zyrtare dhe emaile institucionesh po publikohen nga një faqe anonime, duke vërtetuar një rrjedhje masive të dhënash shtetërore.”