Habit Rama: Nuk është aferë korruptive, por…

April 7, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ‘Opinion’ është pyetur për çështjen e inceneratorëve tha se nuk bëhej fjalë për një aferë, por një devijim korruptiv individual.

Rama tha se është krenar për veprat e inceneratorëve.

Rama: Bëju një kafe këtyre të tjerëve nga ana ime. E kemi bërë emision, dem babadem. Faktet, dosjet e SPAK, lërjani ta gjykojë gjykata. Kjo është çështje që ka mbaruar. Edhe komisioni Hetimor mbaroi. Se pse more pyetjet e Lajthisë këtu se di fare!

Fevziu: Ka njerëz në komision që kanë udhëtuar më shumë me Klodian Zoton sa…

Rama: E kemi verifikuar dhe nuk ishte e vërtetë. E more bonusin e Rezistencës?

Publiku: Po 3 mijë lekë të vjetra

Rama: Faleminderit, mund të uleni!

Fevziu: Kam disa pyetje.

Rama: Çështja e inceneratorëve, një prej tyre veprat. Unë për këto vepra jam krenar. Njerëzit kanë parë veprat.

Po raporti i ministrisë së Financave?

Rama: Prapë fillove? Raporti tregon të kundërtën e asaj që thuhet. Këtu ka qeveri dhe institucione që funksionojnë. Kjo tregon se në një proces qeverisës ka një devijim. Nuk është aferë korruptive, por devijim korruiptiv. Aferë korruptive është që të ngrihet një grup shtetëror dhe të bëjë aferë që të marrë lekët e shtetit dhe ti çojë diku. Devijimi korruptiv është përgjegjësi individuale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Allegri: Fitoret që kujtoj më shumë janë kur drejtoja në Serie C dhe me Milanin..

Story i radhës

Reagon kompania e Ferronikelit, pasi punëtorët u penguan në punë

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë