Këngëtari i njohur, Erik Lloshi ka zbuluar me shifra sesa fiton. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në rubrikën “Dielli apo Hëna” në “E Diell”, ai është bërë pjesë e lojërave të ndryshme.
Gjatë një loje Eriku u pyet për shumën më të madhe që ka marrë në një dasmë dhe në një koncert. Artisti nuk ngurroi që të përgjigjej dhe tha se në një dasmë ka marrë ‘4800 euro’. Ndërkohë kur erdhi te pjesa e koncertit, ai kujtoi shumën e parë më të madhe që ka marrë 10 vjet më parë.
Sipas tij, 10 vite më parë ai ka marrë 2500 euro, duke mos treguar se sa fiton në koncertet që realizon tani.
Ndërsa sot, shifrat që fitojnë artistët në koncerte, e kalojnë shifrën e 5 mijë eurove.