Përfundon ende pa nisur mirë aventura e Mauro German Camoranesit si ndihmës i Igor Tudor në klubin e Marseille.
Mediat italiane raportojnë se pas vetëm një jave, kampioni i botës me ‘të kaltrit” në vitin 2006 ka vendosur të braktisë detyrën dhe të rikthehet në Itali.
Nuk dihen ende shkaqet e një divorci kaq të shpejtë, teksa momentalisht flitet për një ofertë si trajner i parë për Camoranesin, megjithatë nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë debati me trajnerin Igor Tudor.
Ky i fundit zgjodhi pikërisht ish shokun e tij të skuadrës te Juventus si ndihmës për aventurën franceze si trajner, teksa deklaroi në konferencë se Camoranesi do të jetë krahu i tij i djathtë, por bashkëpunimi mes të dyve përfundoi shumë shpejt.