Habit gruaja në Greqi, denoncon burrin në polici: Ka 19 vjet që më përdhunon

1 minut lexim

Një grua në Kretë ka denoncuar në polici burrin e saj.

36 vjeçarja pretendon në denoncimin e saj se bashkëshorti i saj e ka rrahur dhe përdhunuar për plot 19 vite. Ajo thekson më tej se torturat e tij i ka duruar gjithë këto vite prej frikës.

Sipas mediave greke, bashkëshorti i saj 38 vjeç është arrestuar.

Siç raportojnë mediat vendase, javën e kaluar në shtëpinë ku ndodhet edhe vajza e tyre 17-vjeçare, dyshohet se ka ndodhur një tjetër episod dhune dhe përdhunimi në familje, që ka qenë pika e fundit për 36-vjeçaren.

Kështu ajo vetë ka shkuar në polici dhe ka ngritur padi ndaj 38-vjeçarit për dhunë në familje dhe përdhunim të vazhdueshëm, ndërsa sipas të njëjtave informacione, denoncimet janë konfirmuar edhe nga vajza e tyre, e cila ankohet gjithashtu se babai ka dhunuar fizikisht.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse Ronaldo nuk mund të largohet nga Manchester Utd?

Story i radhës

Policia e Maqedonisë sekuestron kanabis në vlerë 800 mijë euro, në pranga pesë persona nga Manastiri

Të fundit nga