Habit gazetarja e njohur: Provova drogën tollumbave, kushtonte vetëm 250 lekë

September 20, 2023
1 minut lexim

Në ditët e fundit po flitet shumë për konsumimin e drogës “tullumbace” në lokalet e natës, kryesisht në Tiranë.

Në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, mund të porositësh ‘Tullumbacen’ me oksid azoti sikur të jesh duke kërkuar një kafe.

Janë mosha shumë të vogla ato që e konsumojnë këtë lloj droge, që në fillimet e adoleshencës.

Gazetarja Aida Topalli tregoi në emisionin “GoodMorning Albanian” se e ka provuar drogën tullumbace, që e kishte gjetur për 250 lekë.

“On line mund të gjenden bombola azoti që shiten në Instagram, mund ta sjellin edhe me postë. E kam provuar shumë pak gjatë kohës që bashkëpunonim me të rinjtë për temën dhe nuk ma ka dhënë efektin se ishte psikologjike se nuk e kam pirë të gjithë tullumbacin, pastaj kam pasur dhimbje të tmerrshme koke, pas gjysmë ore. E konsumova për kuriozitet, për të parë çfarë përfitojnë adoleshentët nga kjo gjë”, tha gazetarja.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës, Bardhyl Mahmuti dëshmitar i mbrojtjes

Story i radhës

Takimi Osmani-Eskobar në Nju Jork, mbështetja amerikane për agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë