Farsa, një gjetje e doktorit jo vetëm për të justifikuar humbjen. Sali Berisha sqaroi vetë në konferencë se kjo fjalë e tij e shpëton nga karrigia e kryetarit dhe hedh në kosh nenin Basha.
“Statuti bën fjalë për zgjedhje, jo për farsë. Të lutem mos e keqinterpreto statutin. Nëqoftëse statuti do shkruante për farsë dhe unë mund të jap dokumente origjinale që dëshmojnë se vetëdijen e Sali Berishës për farsën, pra nëse unë do kisha shkrojtur farsë, unë jam dakord me ty, por nuk kam shkruar farsë, por zgjedhje.
Jo farsë, farsa është kryesorja. Farsa. Sepse unë mund të nxjerr dokumente në të cilat me qartësi të madhe kam folur për farsa gjatë këtyre viteve. Pra nuk është se i mungonte fjalorit tim politik nocioni farsë. Nuk mund të më mungonte, kurrsesi.”
Dhe ky duket një planafatgjatë, se sa zgjat farsa e vendos doktori.
“Edhe zgjedhjet e pjesshme lokale do jenë farsë. Do zhvillohet farsa e radhës S’ka zgjedhje me Ramën.”
Por nëse i qëndrojmë kesaj fjale të doktorit, si shpjegohet qe rinumerimi ka nxjerre se pd ka marre padrejtesisht vota më shumë? Për Berishën fajin per kete farse nuk e kanë komisionerët, por kandidatët e tij.
“Sikundër edhe njëherë duhet të sqaroj sepse dëgjoj jo po numërimi, jo po stërnumërimi. Dhe njëherë, e kam theksuar dhe e theksoj, rinumërimi i votave nuk është një kërkesë e PD-së.
Rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve të saj, të cilëve ne kurrë, në asnjë rrethanë, në asnjë rast nuk mund t’u mohojmë një të drejtë të tillë. Ndaj dhe të nderuar zotërinj, që flisni për numërimin, përpiquni të jeni të saktë në ato që thoni. Teza e PD është: vota vdiq pa hyrë në kuti.”
Por 11 maji po certifikohet, dhe këtë doktori nuk e zhbën dot. Edhe për këtë i duhet një gjetje, e vjetër.
“Beteje e gjithanshme, komplekse. Ne jemi për zgjedhje të lira e qeveri teknike. Kjo eshte motoja jone.”
Për farsën, Berisha ështe hapur pas trenave të tij bullgarë ne Peqin. Sërish nxori si timoniere socialisten Sara Mile.
“Këto janë, ka dhe të tjera, këto janë njëherë. Këtu po të marrësh qendrën e votimit del Sara Mila, sepse aty ku hanxharët e krimit kanë kërcënuar njerëzit, i kanë detyruar të mbyllin sytë. Hetim nuk ka, se këtu duhet të jemi realist.”
KAS i dha 1 javë kohë doktorit të flasë për trena bullgarë të Peqinit. Por tani i rekomandon të gjejë një stacion tjetër.
“Nuk i kemi parë akuzat e opozitës. Ne sjemi organ hetimor. Neser mblidhet KAS për Elbasanin. Por ne merremi vetem me rinumerimin. Hetimi eshte proces tjeter, e ben tjetërkush”
Burimi: botasot.info